19
Edhe kjo ditë më la menduar,
mes hapave të mi dhe kohës që ikën.
Sa shpejt kalon jeta nëpër duar,
ku ishim dje, ku jemi sot.
.
Me heshtjen time përqafuar,
në shpirt më fle një mall i ngrohtë.
Rrugën e gjatë që pas e lashë,
si dritë e hije, më ndjek në kujtime.
.
Edhe kjo ditë, mbështjellë
me rrezet e diellit dhe heshtjen e mbrëmjes,
më thotë lamtumirë.
.
Si peng i mbetur brenda vetes,
përqafoj natën,
dhe pres të nesërmen të vijë,
me hap të lehtë dhe frymë të butë.
