60
Luajta ” fshehur” me jetën,
si atëherë kur isha fëmijë.
Ajo fshihej,pas humbjeve,
pas frikës,pas dyerve, që u mbyllën
pa parajmërim.
Unë fshihesha pas buzëqeshjeve,
pas heshtjes,që mësoi
të ketë durim.
Pas fjalëve”jam mirë”
Sa herë kur mendoje që më gjeje,më tërhiqje tokën
por unë,qëndroja në këmbë,
përsëri e përsëri.
Shpesh herë” deri këtu” më
pëshpërisje.
Dhe unë të përgjigjesha…
dhe një hap akoma,bëj durim.
Më thoshje” të gjeta” por unë
buzëqeshja.
Sepse,nuk më kërkoje mua
por atë,që kish frikë.
Për çudi,nuk e kishe kuptuar
që ajo,nuk do të kthehej kurrë.
U lodhe,por nuk më gjete.
Nga aty ku isha fshehur,dola vetë.
Nuk më gjete jetë!
Më krijove,kjo që jam sot.
Më e fortë se kurrë!!
Çerazela Kondi,4 Mars,2026,Athinë!!
