26
Dimri u plak e s’do të ikë,
Keq me Marsin ngatërruar,
Ndërkohë lulja pret të çelë,
Sythët që sa ka lëshuar.
Njerëzit filluan të vrapojnë,
Fytyrat bashkë me erën qeshin,
Pranvera erdhi zbukuroj,
Nga dëbora malet zhveshi.
Dhe ujëvarat nëpër male,
Mezi presin te vërshojnë,
Bari pak synë ç’e ndezi,
Si qëmoti të blerojë.
Zogjtë u kthyen nëpër dimër,
Të ndërtojnë fole të re,
Toka pret që të ringjallet,
Ca këtu e ca atje.
Dimri u plak, s’ka më fuqi,
Që vjen pranvera shpesh harron,
I duket vetja djalë I ri,
Dhe me erëra turfullon.
Pranvera, stina e dashurisë,
Sikur kënga e një kitare,
Ndryshe nga dimri ajo çel zambakë,
Dhe nxjerr vajzat në dritare.
Arjana Fetahu Gaba
