12
Kam me të lanë tha nji ditë
e puthjen teme s’ke me gjet ma,
as sytë që t’shohin si dritë
as buzët që etja i mban gjallë.
Kam me të harrue nji ditë,
nuk kam me kenë ma zgjimi jot
as lutja që lutet në shpirt
as loti i mallit që s’e ndala dot.
Kam me ta lanë nji ditë tek pragu
Dashnin teme t’ çmendun në ty
Atëherë ke me pa vetveten djegun mallit
tuj lypë me u fikë në shpirt e në sy.
