I dashuri poet
Kur ditën e zgjoi,
Trokitja e diellit,
Kur vesa mbi trëndafil u tret,
Kur në asfalt të lagur,
Pasqyrohej ende qielli,
U ngazëllye thellë,
I ndjeshmi poet.
Dhe kur këngën nisi,
Bilbili në degë,
Kur sythi shpërtheu,
Mbi dimrin e gjatë,
Kur pa dashurinë,
Përmbi ylber,
Në shpirt të poetit,
Një pranverë e artë.
Ai shkroi në letër,
Për fuqinë që pat kënga,
Për dritën që shpesh,
Feks mbi ëndrra,
Për zërin e pulëbardhës,
Që këndon mbi det,
E për ç’farë nuk shkroi,
I dashuri poet,
I tha aq bukur e brishtë me frymë,
Gjithçka që kur u zgjua,
Magjishëm e gjet.
I shkroi lirisë që qeshte,
Në sytë e fëmijës,
I shkori plot pasion,
Puthjes së parë,
Qau me vargje për fukaranë,
Dhe rrahjet e zemrës,
Me të I ka ndarë.
Ky është shpirti I poetit,
Që Zoti bekoi në tokë,
Ai që qetëson sa herë,
Plagët që merr kjo botë
Arjana Fetahu Gaba
