23
Mirë se vjen, Mars
Mirë se vjen, o Mars i butë grash,
me hapa drite mbi bar të njomë,
me frymë pranvere që zgjon tokën
nga ëndrra e gjatë e dimrit të ftohtë.
Ti vjen me buzëqeshjen e diellit,
që rreh lehtë mbi dritare,
si një premtim i artë në agim,
që zemrës shpresë të re i fale.
Ti vjen me hapin e grave të forta,
me zërin e tyre që s’dridhet në stuhi,
me duart që ndërtojnë botën
dhe zemrat që falin pafund dashuri.
Unë linda në muajin Mars,
në muajin e ëndrrave që marrin krahë,
prandaj në gjakun tim rrjedh pranvera,
dhe në zemër mbaj diellin që ndrin ngaherë…
