Poeti dhe kritiku letrar Shefqet Dibrani i ka dhuruar bibliotekës sonë një kontingjent të konsiderueshëm librash autorial ku përfshihen vepra të zhanreve të ndryshme letrare si dhe botime të autorëve të tjerë me vlerë për fondin tonë bibliotekar.
Ky kontribut i çmuar i autorit i cili qe disa dekada jeton e punon në Zvicër, e pasuron koleksionin dhe krijon mundësi më të mira për lexuesit dhe studiuesit që të kenë qasje në literaturë cilësore. Dibrani njihet për përkushtimin dhe dashamirësinë ndaj librit dhe kulturës si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë bibliotekës sonë përmes dhurimeve ndër vite.
Ky gjest fisnik dëshmon përkushtimin e tij ndaj promovimit të leximit dhe zhvillimit kulturor të komunitetit, duke shërbyer si shembull i mirë i bashkëpunimit mes autorëve dhe institucioneve kulturore.
Fitore Morina
