Kjo është një pyetje,që burrat
shpesh herë pyesin veten.
Po ju them çdo një grua,nga
këndvështrimi i një gruaje.
Gruaja,kërkon të vërtetën.
Do të dijë që kur e shikon,të mos shohësh vetëm fytyrën por gjith botën e saj.
Me buzëqeshje!
Me lot!
Me dritë!
Me errësirë!
Do të dijë,që dashuria nuk është një peripeci e çastit,por një rrugë e gjatë, ku të ecni hap pas hapi bashkë.
Një grua nuk kërkon përsosmërinë,
por guxim që të qëndrojë.
Kur jeta të jetë e vështirë,ta mbani në përqafimin tuaj.
Ti thoni me vendosmëri…
” Mos ki frikë”
” Jam këtu”
” Nuk do të iki”
Ta bëni,të ndjehet e veçantë,dhe le të moj jetë.
Nuk do pasuri,do të ndjehet e sigurt.
Do një burrë,që të kuptojë heshtjet e saj,lotët e padukshëm.
Të lehtësojë,shqetësimet e saj.
Por mbi të gjitha,ta doni pamatur.
Pa frikë,pa kushte.
Ta doni, ashtu siç doni gjithësinë.
Pa fillim dhe mbarim.
Këto do një grua!!

