Home » E di kur humbet një grua;;

E di kur humbet një grua;;

nga World Ks

Jo kur mbyll portën,

por kur i mbyll zemrën.

Një grua,nuk ikën kështu papritur.

Nuk zhduket si gjethe në ajër.

Humbet në kohë,në heshtje,në ato çaste të vogla që ti nuk ju dhe rëndësi fare.

E humbet,kur kthen kurrizin,kur nuk kujtohesh për ditëlindjen e saj.

E humbet,kur e bën me plot kuptimin e fjalës,thes boksi tëndin.

E humbet,kur qesh me ëndrrat e saj.

Kur e lë të besojë,që është vetëm në një lidhje,që duhet të jenë dy.

Beson që dashuria vdes,për një ditë,pas një zënie,një ikje.

Gabim!

Gruaja,mban mënt gjithçka.

Kur i mbajte dorën herën e fundit.

Mban mënt,herën e fundit që e pe në sy dhe i the” jam këtu”

Herën e fundit që e preke,jo vetëm në trupin e saj.

Gruaja kur ikën,ka mbledhur,jo të sotmen,jo të djeshmen por vite me radhë.

Dhe kur ikën,nuk rikthehet tek një zemër ku ndjehet e padukshme.

Nuk është e vështirë të bësh një grua të lumtur.

E vështirë është,ta bësh mirë,një grua të dëshpëruar,gjë që shumë herë,është e pamundur.

Humbiste çdo ditë që nuk e shihje.

Prandaj kujdesni!!

Mos u hidhni fajin vetëm gruave!!

Çerazela Kondi,6 Shkurt,2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment