16
Pas një zonje nuk fshihet frikë,
fshihet forcë,
fshihet guxim.
Fshihet një grua që ka kaluar gjithçka,
por nuk u ndal kurrë… asnjëherë.
Në mesin e shumë dështimeve, gjeti forcën për t’u ngrohur,
la anash fjalët që e etiketonin dhe punoi me veten,
drejt synimeve, ëndrrave për t’i bërë realitet.
Ajo la pas netët me lot, ofendimet, fjalët që preknin shpirtin dhe i mbytnin zemrën.
I harroi të gjitha për një natë; atë natë i dha vlerë vetes, i bëri prioritet synimet dhe u zgjua, mbathur me takat e saj, për të vazhduar rrugën që ia kishin ndërprerë.
Sepse ajo nuk ishte vetëm një zonjë,
por një femër e guximshme.
Dalinë Arifi
