Home » Hesht zemra ime!

Hesht zemra ime!

nga World Ks

Nga : Cerazela Kondi

Hesht e ëmbla ime natë.
Plagët e mija,mos mi kujto.
Pranë teje,do të shtrihem
sytë ti mbyll,ndoshta harroj.

Dhëmb dhe shtrëngohet zemra,
pret një” të dua”
por ajo,nuk flet.
Mbyll buzët,shtrënguar,
di vetëm të hesht.

Plot gurë rruga e largësisë,
lufta e madhe.
Çaste të vështira,të paparashikuara,ngjajnë
me shekull,skanë të mbaruar.

Hesht zemra ime!
Mos vuaj.
Nata hidhur të zhgënjen.
Kaq shumë kujtime të zgjon.
Gjumin nga sytë të merr.

Por do të vijë agimi.
Dielli do të ndriçojë përsëri.
Do të ngjitet lart dhe do pëshpërisë…
” Jeto zemra ime” të tanishmen.
Dhe zhduke dëshpërimin!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment