Home » Shpirti binjak!

Shpirti binjak!

nga World Ks

Nga : Çerazela Kondi

Dikur kujtoja që shpirti binjak,

është premtime,fjalë të mëdha.

Deri sa kuptova,që është

thjesht qetësi.

Është njeriu,që nuk është nevoja

ta njohësh që ta ndjesh.

Mundet,të mos kesh dëgjuar kurrë

ngjyrën e zërit të tij.

Mundet,të mos e kesh parë.

Të ndani duke shkruajtur

dy,tre fjalë në ditë.

Por për çudi,të ndjesh që pas fjalëve,ndodhet një shpirt që ngjan

tmerrësisht me ty.

Shpirt binjak,nuk do të thotë

dashuri.

Mund të jetë një miqësi

që lindi,në çastin e duhur,me mirësi.

Një prezencë,që të mbështet

pa zhurmë.

Një njeri,që vjen të të kujtojë,

sje vetëm,në vështirësi.

E ndjen!

Jo sepse të thotë fjalë të mëdha.

Por sepse energjia e tij,

prek copat e tua,

copa që si preku kurrë njeri.

Sepse të flet,dhe brënda teje

lind paqe.

Sepse,kur bota rreth teje ikën,

ai gjendet aty.

I vërtetë,pa zhurmë,me vendosmëri.

Shpirti binjak,nuk është ai

që duhet ta njohësh,që të dish

në e gjete ti.

Mjafton,që është aty!!

Çerazela Kondi,1 Shkurt,2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment