Home » Sa të na dalë janari

Sa të na dalë janari

nga World Ks

Armenida Qyqja

Në prag të agimit po pres të dëgjoj

Këngën e parë të zogut,

Një nga një, ëmbël t’i zgjojë

Sythet e fjetura pemeve…

Jetës ia fal ai çdo mot këngën e parë,

Frikë të mos ketë më nga dimri,

Me ditët që rriten t’i zgjasë degët

Fole t’i bëjnë prapë dashurisë…

Se ja, më pas vjen kënga e saj,

Refren që shpërthen prej zemre,

Me rradhë i dashur, me rradhë,

Ja, sa të na dalë janari!

-ARMENIDA-

Janar 2026

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment