Home » Mazllum Baraliu Kushtetuesja se respektoi një dispozitë me vendimin për Rashiqin

Mazllum Baraliu Kushtetuesja se respektoi një dispozitë me vendimin për Rashiqin

nga World Ks

Profesori i të drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka kritikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që konstatoi se zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb në legjislaturën e kaluar, nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.

“Fatkeqësisht nga ajo qe pashë nga njoftimi shoh që po kjo gjykatë jo vetëm kësaj radhe edhe herëve tjera ka ditur të befasojë me vendime hera herës jo edhe krejt kondaktirore, por jo edhe në përputhje të plotë me njëra tjetrën.

Por, edhe me mos konsekuencë në respektimin e plotë dhe absolut kushtetues. Në këtë rast mendoj se në nenin 67 paragrafi 4 është dashur të jetë pikësynim dhe pik vështrim i kësaj gjykate në rastin konkret sepse atje thuhet se zgjedhja e deputetëve kandidatëve për kryetar nga komunitet pakicë duhet të vijë nga radhët e deputetëve që mbajnë vende të garantuara të komunitetit serbë nuk thotë të listës serbe.

Ndërkohë që ky është dispozitë e kushtetutës që është dashur të respektohet nuk është respektuar”, ka deklaruar ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment