Home » Dalin Arifi ; Në finesën tënde

Dalin Arifi ; Në finesën tënde

nga World Ks

Në finesën tënde

Kam kaluar gjysmën e jetës tek ti,

Bulevardeve tua takat rëndë kam trokitur.

Në çdo cep kam një kujtim,

Ulpianë puthjen e parë,

Në Dardani ëndrrat me i ndërtu.

Sheshet tua — buzëqeshje e lumturi,

Prishtinë, qytet pa lumë,

Prishtinë, ti m’ke vra e m’ke mbyt.

Unë prapë tek ti vij, ah, Prishtinë,

Ëndrrat m’i ke këput me t’pa banmen dashuri.

Sytë m’u kanë verbu kafeneve tue qa,

Tue mallku e nêm’ shpirtin që ka dashtë.

Prishtinë, finesën e shpirtit ma ke shuar.

Prishtinë, bre pse me vra një zemër pa faj?

Ata sy jeshilë m’i verbo, e mos me t’pa ma kurrë.

Një trup i gjallë, me zemër të dekun,

në sheshet e tua me jetu.

Dalinë Arifi

Prishtinë, nëntor 2025

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment