Home » Një nga poezitë që dua më shumë “Pengu im”

Një nga poezitë që dua më shumë “Pengu im”

nga World Ks

Nga : Mimoza Rexhvelaj 

Një nga poezitë që dua më shumë 🥹

Pengu im

Babi nuk më pa nuse,

As nuk më bekoi me puthje mbi ballë

As ishim bashkë në vallen e parë,

As nuk më tha:” bijo udha e mbarë!

Babi nuk ishte kur u bëra nënë,

As fjalën gjysh s’pati fat ta dëgjojë

Se di, a kishte ndonjë peng,

kur në udhtimin e fundit, iku e shkoi..

Dhimbja ime mban aromë malli ,

Që djeg në fund të shpirtit si zjarri.

E sot më duhet nga ti një fjalë…

A thua të kam bërë krenar?!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment