Home » Hyjnesha në Fron

Hyjnesha në Fron

nga World Ks

Nga : Vlora Obertinca

Hyjnesha në Fron

Një grua e bukur.

Një grua e fortë.

Një kombinim i rrallë dhe fatal që askush s’mund ta mposhtë.

Të gjithë lakmojnë të jenë pranë saj,

por pak kujt, ose askujt, i bie hise bekimi i dritës së saj.

Sa e bukur, aq edhe e mençur.

Sa tërheqëse, aq edhe e frikshme për ata që s’e kuptojnë.

Kur dikush afrohet për t’i prekur dorën,

ajo i tregon sekretet e jetës — por kurrë pa e parë më parë në shpirt.

A është Zanë apo Sirenë?

Si mund t’i njohësh njerëzit

nëse janë të vërtetë apo të rremë?

Me një mbyllje sysh, ajo sheh përtej oqeanit.

Me një prekje, shëron plagët e lëna nga djalli.

Me një fjalë, qetëson njeriun e mërzitur.

Me një shikim, ngroh zemrën e drobitur.

Kur ngrihet në këmbë,

lë gjurmë aty ku shkel.

Sepse kjo nuk është vetëm një grua e bukur —

është një hyjneshë në fron.

Autore: Dr. sc. Vlora Obertinca

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment