Vitia është zemra e Anamoravës jugore, me njerëz punëtorë dhe rini të shkolluar. Andaj i duhet Arsim Ademi: njeri i punës dhe i dijes, profesionist i ndershëm dhe i përkushtuar që Vitinë ta bëjë komunë të zhvillimit. Zgjerimi i rrjetit të ujit të pijshëm, impianti për trajtimin e ujërave të zeza, çerdhet e reja për fëmijë, palestra dhe qendra rinore janë projekte konkrete dhe përgjigje ndaj kërkesave e nevojave të qytetarëve të Vitisë. Më 9 nëntor, numri 105 dhe Arsim Ademi janë kundërpërgjigjja ndaj keqqeverisjes së kryetarit aktual. Bashkë për Vitinë!