Shkruan: Halil Geci
Të ishte mundësia që kicat dhe kucat të mbajnë shtëpi, zagaret e gjuetarit Qazim i kishin mbajtur 23
LDK-ja, dikur simbol i filozofisë së paqes dhe urtësisë së Presidentit historik Ibrahim Rugova, sot ka devijuar nga rruga e saj origjinale. Partia që dikur mishëronte idealet e qytetarisë dhe të rezistencës paqësore, është shndërruar në një instrument të PDK-së, e të interesave të huaja dhe të oligarkisë politike vendore.
Me rrëshqitjen e saj në duart e matrapazëve dhe kockarëve të kicave e kucave, idealet rugoviste të pavarësisë, dinjitetit dhe vetëvendosjes kanë marrë fund.
Me ardhjen e Isës në krye të partisë dhe të nxënësit të tij Lubomir, LDK-ja ka humbur busullën e saj historike. Partia e themeluar mbi idealet e paqes dhe dinjitetit kombëtar është kthyer në shërbim të atyre që dikur shkrepën plumba në gjoksin e atdhetarëve të saj dhe në shërbim të interesave të huaja.
Me vetëdije ose pa vetëdije, udhëheqësit e sotëm kanë shkëputur LDK-në nga rrënjët e saj rugoviane, duke e larguar nga filozofia e urtësisë, qytetarisë dhe pavarësisë që mishëronte Presidenti historik Ibrahim Rugova.
LDK-ja e sotme nuk është më zëri i popullit, por hija e vetvetes.
Kjo ka ndodh nën hijen e marrëveshjeve të errëta të së kaluarës,marrëveshje këto që Dada Lume dhe rrethi i ti që sot janë në kryesi komplet i ka mbështetur i ka nënshkruar dhe votua tradhtit çë i kan ndodhur kosovës.
Në vend që ta forconin pozitën e Kosovës, Dada Lume dhe “rruga e re” e saj po përkulen para interesave të huaja.
Në vend që të mbrojnë shtetin, po përpiqen të forcojnë pozitën e Grenellit, të Edi Ramës dhe të polareve të kuq, bashkë me zagarët që i rrethojnë.
Dhe e kan shëndrruar Kosovën, në një terren të brishtë, të varur e të nënshtruar ndaj qendrave të jashtme politike dhe ekonomike.
Kosova nuk ka nevojë për shërbëtorë të huajsh, por për bijtë e saj që e duan, e mbrojnë dhe e ngritin mbi interesat personale e partiake.
Për fat të keq, udhëheqja aktuale e ashtuquajtur “Rrugë e Re”, që flet në emër të rugovizmit dhe pretendon se po e modernizon LDK-në, në realitet ka humbur çdo kontakt me frymën e tij.
Nën petkun e modernizimit, udhëheqja e sotme po mbron vetëm privilegjet e një rrethi të ngushtë politik, duke shndërruar partinë e Rugovës në një mjet për karrierë personale dhe ruajtjen e pushtetit.
Por Rugovizmi nuk është fasadë për interesa të ngushta; është filozofi e moralit, e demokracisë së brendshme dhe e përkushtimit, me të cilën i madhi Rugova e formoi shtetin dhe ngriti Kosovën mbi themelet e drejtësisë dhe të qytetarisë.
Çdo largim nga kjo frymë nuk është vetëm gabim politik — është tradhti ndaj vizionit të Rugovës dhe ndaj qytetarëve që besuan në idealet e tij.
Kjo frymë është ajo që LDK-ja duhet ta rikthejë, nëse dëshiron të jetë sërish zëri i qytetarisë dhe i Kosovës që ëndërronte Ibrahim Rugova.
Prandaj LDK nuk kishte nevoj për rrugë të re,as për riparimin e rrugës të vjeter,kishte nevoj për bashkim të strukturave politike mbrenda partisë,për ta ruajtur Filozofia e Rugovës, që dikur ndërtoi themelet e shtetit me vizion dhe maturi.
Është koha që LDK-ja të kthehet në duart e rugovistëve të vërtetë, atyre që besojnë në shtetndërtim, sovranitet dhe në respektin për popullin , jo në marrëveshje të fshehta, ndikime të jashtme dhe lojëra të pushtetit.

