Home » Fatmir Sheholli shtrohet në spitalin e Gjilanit pas disa problemeve shëndetësore

Fatmir Sheholli shtrohet në spitalin e Gjilanit pas disa problemeve shëndetësore

nga World Ks

Fatmir Sheholli i cili u arrestua këtë javë nën dyshimet për spiunazh është duke u trajtuar në Spitalin rajonal të Gjilanit.

“Pacienti është pranuar gjatë ditës së djeshme për shkak të disa ndryshimeve në gjendjen e tij shëndetësore, pas kontrolleve që i janë kryer në emergjencën e spitalit të Gjilanit nga mjekët adekuat është rekomanduar vazhdimi i përkujdesjes mjekësore. Nuk ka asgjë shqetësuese dhe pacienti është në gjendje stabile por të njëjtit i është rekomanduar të jetë nën kujdesin e mjekëve dhe aktualisht është duke u trajtuar në Klinikën e Interno-s”.

Kujtojmë se Fatmir Sheholli është arrestuar të enjten nga Prokuroria Speciale e Kosovës nën dyshimin për përfshije në spiunazh. Kësisoj të njëjtën ditë policia ka bastisur banesën e tij prej ku sekuestroi një numër të madh dokumentesh.

Të premten, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Shehollit, i arrestuar nën dyshimin për spiunazh.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment