Vizituam blegtorin Avdullah Zenunin, prej më të dalluarve në Viti. Ai ka 70 krerë lopë. Para qeverisjes sonë, blegtorët kanë shitur litrën e qumështit për 20 cent, tani ata marrin 50 cent në litër, 2.5 herë më shumë. Si qeveri qendrore, jemi gjithmonë të interesuar që bujqit e blegtorët t’i ndihmojmë sa më shumë. Pas tetorit, bujqit, fermerët dhe blegtorët e Vitisë do ta kenë edhe një qeverisje lokale që do t’i përkrahë.
Me Arsim Ademin, qytetarët e Komunës së Vitisë fitojnë një profesionist të ndershëm, një aktivist politik dhe një kryetar që do ta ketë Vitinë para se gjithash dhe mbi të gjitha. Në zgjedhjet e kaluara ishte fare pranë fitores, në këto zgjedhje suksesi është i pashmangshëm.