Home » Gjykata Kushtetuese do te shperbehet dhe nuk ka me vlere. Iu bej thirrje ta injoroni dhe arrestoni keta gjykates qe po punojne ta kthejne Serbine ne Kosove.

Gjykata Kushtetuese do te shperbehet dhe nuk ka me vlere. Iu bej thirrje ta injoroni dhe arrestoni keta gjykates qe po punojne ta kthejne Serbine ne Kosove.

nga World Ks

Shkruan Lule Gjeli në faqen e sajë në FCB

Njoftimi që i paraprin Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese normal që nuk mund të jetë ndryshe nga mendimi dhe interesi i përbërjes së Gjykatës.

5 nga 7 anëtarët janë ish koalicioni PAN+Lista Serbe të zgjedhur në 2018.

Asnjë njeri me mendje të shëndoshë nuk do të priste diçka tjetër prej tyre.

Nexhmi Rexhepi – Kryetar, i zgjedhur në 2018. I sponzorizuar nga AAK dhe ish kryeministri i asaj kohe Ramush Haradinaj.

Safet Hoxha – Nënkryetar, i zgjedhur më 2018. Kryetar i KRPP (organ kontrollues i prokurorimit publik) 2010-2018. I sponzorizuar nga PDK e Nisma. Asambleist i PDK në Kuvendin komunal të Suharekës.

Bajram Latifi – anëtar i zgjedhur në 2018 i sponzorizuar nga Duda Balje si pjesë e komunitetit boshnjak.

Radomir Laban – anëtar i zgjedhur me 2018 i sponzorizuar nga Lista Serbe i mbështetur nga PAN.

Remzie Istrefi Peci – anëtare e zgjedhur më 2018 e sponzorizuar nga koalicioni PAN.

Enver Peci – anëtar i zgjedhur më 2022 i votuar nga të gjitha subjektet parlamentare

Jeton Bytyçi – anëtar i zgjedhur në 2024 i votuar nga të gjitha subjektet parlamentare.

E vërteta është që këta duan t’ja marrin të drejtën Lëvizja VETËVENDOSJE! për të propozuar kryetarin e kuvendit.

Sepse kur fitonte PDK me 27% e drejta i takonte gjithnjë fituesit. Kur fiton VETËVENDOSJE! natyrisht në 2020 i morën të drejtën e mandatarit, tani edhe pak, pas 30 ditësh do t’i marrin edhe të drejtën e kryetarit të Kuvendit.

Kjo është e vërteta, të tjerat janë llafe për të mbuluar këtë fakt.

Gjykata kushtetuese ende nuk ka provuar aromën e demokracisë dhe lirisë. Vijon të jetë vegël e shtetit të kapur që me dhunë po përpiqen ta mbajnë në këmbë ish Panistët së bashku me Listën serbe.

Çdo koleg i tyre, profesor i jurisprudencës kudo në secilin universitet në Kosovë e di se çfarë katastrofe është bërë sot. Kuptohet përjashtuar Enver Hasanin dhe sponzorizuesin e tij serbofilin Fatmir Sheholli.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment