29
Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës bashkë me Institutin e Antropologjisë të Universitetit të Prishtinës, Bibliotekën Kombëtare dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës, ka filluar projektin “Kujtesa e masakrave në Kosovë”.
I mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ky projekt trevjeçar do të dokumentojë 10 nga masakrat më të rënda të kryera gjatë luftës 1998–99, nëpërmjet rrëfimeve të mbi 1000 të mbijetuarve dhe dëshmitarëve.
Dokumentimi i krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë është obligim moral e kombëtar, për kujtesën tonë kolektive, drejtësinë dhe paqen