Home » Tragjedi familjare, dyshohet se babai vrau vajzën e tij 15-vjeçare

Tragjedi familjare, dyshohet se babai vrau vajzën e tij 15-vjeçare

nga World Ks

“Sot me datë 06.05.25 rreth orës 05:57 policia nëpërmes telefonit ka marr informatën se në rrugën “Shote Galica ” në Prizren  ndodhet një person i lënduar dhe se emergjenca mjekësore  nuk po mund ti jep ndihmë ngase një i dyshuar ndodhet me thikë ne dorë. Në atë drejtim janë nisur  4 patrulla policore. Në vend ngjarje është kuptuar se një i dyshuar M.G. viti i lindjes 1981, mashkull ka there me thikë dy vajzat e tij, njëra 15 vjeçare e cila ka mbetur e vdekur në vend ngjarjes dhe tjetra e lënduar rëndë, e cila për momentin në gjendje të rëndë  ndodhet në QKUK në Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë.

Gjithashtu bëhet e ditur se i dyshuari ka lënduar veten gjithashtu dhe gjendet në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lëndime ka pësuar edhe e shoqja  e tij 35 vjeçare.

“Të gjitha këta janë familjar në mes vete dhe janë shtetas Turk me banim të përkohshëm në Prizren. I dyshuari është arrestuar dhe policia është duke u marr me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment