Home » Publicisti Idriz Zeqiraj i ashpër me LDK-në, përmend kohën kur ishte bërë patericë e PDK-së

Publicisti Idriz Zeqiraj i ashpër me LDK-në, përmend kohën kur ishte bërë patericë e PDK-së

nga World Ks

Lehaqenët neveritës,anal-banalistët

,me bandën e tyre,thon”edhe LVV nuk e ka votuar kandidatin tonë për kryetar të Kuvendit,PDK-së”!E turpshme,deri në rrugaçëri,të krahasosh kreun e organizatës ilegale kriminale SHIK-Kadri Veselin,me një deputete të dinjitetshme,pa asnjë njollë,asnjë cen në jetën e saj të dëlirë,siç është Albulenë Hahiu

Refuzimi i LDK-së dhe PDK-së për të bashkëpunuar është ogur i keq.

Gjithashtu,LDK-ja s’duhet të përsërisë gabimet që e shndërruan në patericë të PDK-së dhe e sollën Thaçin në majë të shtetit.

Refuzimet në bllok të PDK-së dhe LDK-së,është një ogur i zi,sepse ribashkohet viktima me persekutorin,pa kërkuar kurrë falje, janë sa turpëruese,qa edhe torturuese për shumësinë e popullit shqiptar të Kosovës.Kthimi i krimit në pushtet,është paradoks, që assesi nuk duhet ta bëjë LDK-ja,e akuzuar meritueshëm,sepse ishte bërë bisht e patericë e PDK-së,e solli dhe e mbajti krimin në pushtet afro dy dekada,duke e bërë edhe Hashim zuzarin president!.

Bllokada e partive të mëdha,u dha shansin partizave minore, duke kërkuar favore me tepëri,të stilit Pacolli,dikur,për tre deputetë, mori 4 (katër) ministri.E pa fisme dhe skajshëm e turpshme.Është kërkuar për tre deputetë kryetari i Kuvendit +dhe zbritja e pragut zgjedhor poshtë pragut të 5 %, për t`u bërë parti parlamentare. Kështu duan të mbetën përjetësisht,dhunshëm,në pushtet, me gjithë të bëmat kriminale.Një parti minoritare, ultra-minore,me një deputet,kërkon ministri dhe formimin e komunës, diku në një fshat, njësoj si serbët-fshat e komunë.E gjithë kjo maskaradë bëhet nga deputetët e Kosovës,duke refuzuar dhe bllokuar zgjedhjen e kryekuvendares të Kuvendit, pa i vrarë ndërgjegjja dhe pa u prekur në sedrën kombëtare. “Sa poshtë ka rënë katundi”.

Sa i përket Haxhiut,ai ka potencuar se,Albulena është e denjë për pozitën e kryekuvendores

“Me të drejtë pyet e bija krenare e Jusuf Gërvallës,Donika: “Institucionalista,ku jeni”duke iu referuar LDK-së,partisë,dikur, krenare të Presidentit Rugova?!

Është për keqardhje se LDK-ja është shquar për sinqeritet e korrektësi, dikur,tani,këtë e shkeli keqas,duke manipuluar sikur”i ka premtuar anëtarësisë se nuk bëjmë koalicion me LVV!” Vërtet,i vetmi premtim ka qenë;”Kurrë koalicion me partinë e krimit,PDK-në,e cila ka përgjakur LDK-në dhe Kosovën,me bandën e PAN-it”.

Albulenë Haxhiu me aktivistët e Lëvizjes,ka denoncuar dhe kundërshtuar,forcërisht,në rrugë e sheshe,si dhe në sallën e Parlamentit,të gjitha poshtërsitë dhe tradhtitë,të bëra nga pozita dhe qeveritë e saj të kaluara. Albulena është ballëhapur dhe e denjë për pozitën e kryekuvendores,e propozuar nga LVV”!

Idriz Zeqiraj

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment