Home » Kur një grua sulmohet me shpifje, fyerje dhe gjuhë çnjerëzore vetëm pse është aktive në politikë, problemi nuk është vetëm politik. Problemi është shumë më i thellë.

Kur një grua sulmohet me shpifje, fyerje dhe gjuhë çnjerëzore vetëm pse është aktive në politikë, problemi nuk është vetëm politik. Problemi është shumë më i thellë.

nga World Ks

Sulmet ndaj Dejona Mihalit nuk flasin për të. Flasin për mentalitetin e atyre që ende nuk e pranojnë gruan si zë të barabartë në jetën publike. Kur sulmohet një grua, madje edhe familja e saj, jo me argumente por me linçim e dehumanizim, kemi të bëjmë me një krizë qytetarie.

Nuk është hera e parë që shohim një front të përbashkët kundër saj. Si gjithmonë, edhe kësaj radhe, PDK-ja, LDK-ja dhe zëra të tjerë të opozitës duket se gjejnë më lehtë gjuhën e përbashkët kur bëhet fjalë për sulme ndaj një gruaje të angazhuar politikisht sesa kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve.

Edhe më shqetësuese se sulmet është heshtja. Heshtja e atyre që çdo ditë flasin për të drejtat e grave. Heshtja e institucioneve, e organizatave dhe e shumë zërave publikë.

Një shoqëri matet jo nga mënyra si i trajton të fortët, por nga mënyra si reagon kur dikush bëhet objekt i padrejtësisë. Dhe në këtë rast, heshtja po flet po aq sa sulmet.

Në fund, kjo flet më së shumti për ata që zgjedhin shpifjen në vend të argumentit dhe linçimin në vend të debatit. E për ne, këto sulme nuk janë arsye për t’u tërhequr; përkundrazi, janë motiv shtesë për të vazhduar edhe më me vendosmëri angazhimin për të vërtetën, drejtësinë dhe përfaqësimin dinjitoz në jetën publike.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment