18
Së bashku me Ministrin e Infrastrukturës, z. Dimal Basha, Drejtorin e Infrastrukturës, z. Naim Shalaku, si dhe pjesëtarë të tjerë të ekzekutivit, vizituam nga afër rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.
Pas vlerësimit profesional nga inxhinierët dhe evidentimit të mangësive në rrugën e përfunduar më herët, ajo është riasfaltuar dhe tashmë i përmbush standardet e kërkuara të cilësisë.
Për Obiliqin, synojmë projekte të qëndrueshme, të sigurta dhe në shërbim të qytetarëve.
