Home » Kryeministri Albin Kurti ftohet për të dëshmuar në Prokurerin Speciale

Kryeministri Albin Kurti ftohet për të dëshmuar në Prokurerin Speciale

nga World Ks

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor.

Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale.

Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025.

Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor.

https://scontent-fra5-2.xx.fbcdn.net/v/t1.15752-9/465664033_1113501286851138_3810592132994360433_n.jpg?_nc_cat=107&ccb=1-7&_nc_sid=9f807c&_nc_ohc=Aldb5RQuRjUQ7kNvgEKvD2z&_nc_zt=23&_nc_ht=scontent-fra5-2.xx&oh=03_Q7cD1QGV8yECFCsImbbbSIGtgqSS4p-GJ3BKgG-sYjw8BL3ilg&oe=67816B9E

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment