Home » Halil Geci : KUSHTETUTA NUK E SHPËRBLEN BOJKOTIN – PRESIDENTI ZGJIDHET ME SHUMICEN QË MARRIN PJESË

Halil Geci : KUSHTETUTA NUK E SHPËRBLEN BOJKOTIN – PRESIDENTI ZGJIDHET ME SHUMICEN QË MARRIN PJESË

nga World Ks

Edhe pse unë nuk jam jurist, konsultimi im njëvjeçar me juristë dhe interpretues të së drejtës mbi bojkotin e opozitës për moszgjedhjen e Presidentit më ka sjellë në këtë përfundim: kur bojkoti njëvjeçar bëhet i qëllimshëm, Kushtetuta e Republikës së Kosovës e lejon që shumica minimale funksionale – pra 61 deputetë nga 64 sa janë të pranishëm – të vazhdojë procesin deri në zgjedhjen e Presidentit.

Kushtetuta nuk e detyron dhe as nuk e specifikon që domosdoshmërisht duhet të jenë 80 deputetë fizikisht në sallë për të krijuar kuorumin, dhe po ashtu nuk mund ta mohojë që shumica prej 61 deputetësh të zgjedhë Presidentin në raundin e tretë. Urime Kosovës për zgjedhjen e Presidentit!

Në një sistem parlamentar si ai i Kosovës, i rregulluar nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, zgjedhja e Presidentit nuk është thjesht një procedurë numerike, por një proces që kërkon legjitimitet të gjerë politik. Kushtetuta parashikon që në dy raundet e para duhen së paku 80 vota, çka nënkupton pjesëmarrje dhe konsensus të gjerë, jo vetëm një votim formal.

Nëse deputetët vendosin të bojkotojnë për një kohë të gjatë, madje edhe për një vit, kjo krijon një bllokadë institucionale që e pamundëson funksionimin normal të shtetit. Në një situatë të tillë, nuk është vetëm çështje numrash, por e përgjegjësisë kushtetuese të deputetëve për të marrë pjesë në proceset vendimmarrëse.

Bojkoti mund të jetë mjet politik, por nuk mund të shndërrohet në mekanizëm që paralizon zgjedhjen e institucioneve kyçe. Zgjidhja nuk është interpretimi i lirë i procedurave, por kthimi në pjesëmarrje dhe respektim të plotë të rolit kushtetues. Në fund, zgjedhja e Presidentit nuk është vetëm test i numrave, por test i funksionimit demokratik të vetë Kuvendit.

Pyetjet kryesore është:

A duhen 80 deputetë fizikisht në sallë?

—A ka shkelje nëse votojnë vetëm 64 deputetë në të tri raundet?

—Çfarë duhet të bëjë mazhoranca kur ka bojkot të vazhdueshëm?

Çfarë thotë Kushtetuta

Sipas Kushtetutes së Republikës së Kosovës: Kuorumi për seancë me 61 deputetë,raundi i parë dhe i dytë kërkohen 80 vota për zgjedhje,raundi i tretë kërkohen shumicë e thjeshtë 61 vota

Pra, Kushtetuta nuk thotë shprehimisht që duhet 80 deputetë në sallë, por kërkon 80 vota për zgjedhje në dy raundet e para.

Situata në kushtet e bojkotit

A është shkelje nëse janë vetëm 64 deputetë?

Jo domosdoshmërisht, në aspektin formal:

Kuorumi 61+ ekziston votimi mund të zhvillohet,mungesa e 80 votave është dështim politik, jo automatikisht shkelje.

Kjo përputhet edhe me konsultimet që kam zhvilluar

me juristë të fushës profesorë, doktorë shkencash juridike, avokatë dhe noterë.

Vije pytja ku qëndron problemi real?

Problemi nuk është vetëm numri 64, por:por a po respektohet logjika e raundeve?

—A po përdoren ndërprerjet për manovra?

Pikërisht këtu hyn standardi i

Gjykates Kushtetuese e Kosovës

që kërkon: proces serioz pa manipulime procedurale dhe legjitimitet real

A e duhet të vazhdojë mazhoranca procedurat e zgjedhjes së presidentit?

Po — në thelb, po:

—Deputetët nuk mund të detyrohen me dhunë të marrin pjesë

—Bojkoti nuk mund të bllokojë pafund shtetin,me kuorumin e 61+ Kuvendi ka të drejtë të vazhdojë.

Kushtetuta nuk e shpërblen bojkotin,kushti vendimtar është

zhvillohen 3 raunde rregullisht

dhe në të tretin sigurohen 61+ vota,atëherë zgjedhja ka bazë kushtetuese.

Por nëse: raundet përsëriten artificialisht,ose ndërpriten për të shmangur procedurën,atëherë lind rreziku i shkeljes.

Përfundim kushtetusja kur ka bojkote të gjata.

— Nuk është e detyrueshme të jenë 80 deputetë në sallë

— 64 deputetë nuk përbëjnë automatikisht shkelje

— Kuorumi 61+ e lejon procesin

—Procedura duhet të jetë e rregullt dhe pa manipulime

Në kushte bojkoti, 64 deputetë janë minimumi funksional për të mos bllokuar shtetin.

Fjalia përfundimtare:Bojkoti nuk e ndalon Kushtetutën të funksionojë, por mënyra si zhvillohet procedura përcakton nëse procesi është legjitim apo i kontestue

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment