Gjykata Supreme i referohet nenit 31 të Ligjit për Qeverinë. Nga një lexim i thjeshtë vihet re që ky nen askund nuk ndalon nxjerrjen e akteve nënligjore. Çka ndalohet është hartimi i politikave të reja, pra ligjeve e marrëveshjeve ndërkombëtare për çka kërkohet miratimi i Kuvendit. Kjo për të parandaluar konfliktin e interesit.
Nxjerrja e akteve nënligjore është obligim ligjor dhe përbën zbatim të politikës (të paraparë me ligj) dhe jo politikë të re. Andaj askund në Ligj për Qeverinë një gjë e tillë nuk ndalohet. E kundërta do ishte absurde sepse në asnjë formë nuk do i shërbente qytetarëve e interesit publik.

Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë në aktgjykimet e saj rolin e qeverisë në dorëheqje. Tani Gjykata Supreme ka marrë mbi vete ta korrigjojë atë.