Home » Gjenden dy armë të llojit zolla në Mitrovicë të Veriut, janë prodhuar në Serbi

Gjenden dy armë të llojit zolla në Mitrovicë të Veriut, janë prodhuar në Serbi

nga World Ks

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 21 korrik rreth orës 14:05 në rrugën “Anka Spaic”.

Njësitë policore të Stacionit në Mitrovicën e Veriut kanë sekuestruar dy armë zjarri në një kompleks banesor të pabanuar, pas pranimit të një informacioni operativ.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, përfshirë edhe ato të specializuara për mjete shpërthyese. Gjatë kontrollit, zyrtarët kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë të llojit zolla, të cilat janë prodhim serb.

Armët janë marrë si dëshmi materiale, ndërsa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin për garantimin e sigurisë publike dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët që të raportojnë çdo informacion të dyshimtë.

Hetimet rreth këtij rasti po vazhdojnë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment