Home » Dyshohej për rrëmbim – rezulton skenar për përfitime financiare, si e realizoi Agron Bunjaku inskenimin për zhdukjen e tij.

Dyshohej për rrëmbim – rezulton skenar për përfitime financiare, si e realizoi Agron Bunjaku inskenimin për zhdukjen e tij.

nga World Ks

WORLDKSINFO raportoi ekskluzivisht se më 04 maj 2025, rreth orës 00:40, në Stacionin Policor në Prishtinë është paraqitur S.K., rreth 45-vjeçare, së bashku me vajzën e saj A.B., rreth 21-vjeçare për të denoncuar rrëmbimin e bashkëshortit dhe babait të tyre, Agron Bunjaku, rreth 46-vjeçar.

Sipas deklarimeve të tyre, që nga ajo datë nuk kishin pasur kontakt fizik me Agronin, përveç disa mesazheve të dërguara nga persona të panjohur, në të cilat kërkohej një shumë e caktuar parash me kërcënimin se “nëse nuk paguani, Agroni do të zhduket përfundimisht”.

Pas marrjes së informatës, Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, në koordinim me Prokurorin Kujdestar për Krime të Rënda, ka filluar menjëherë veprimet hetimore, dhe rasti është trajtuar fillimisht si “Rrëmbim”.

Mirëpo, rreth orës 13:10 të datës 4 maj 2025, policia ka arritur të lokalizojë Agron Bunjakun në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë, i vetëm në veturë, pa asnjë shenjë dhune apo shoqërimi.

Pas intervistimit të tij nga hetuesit, është vërtetuar se rasti nuk kishte të bënte me ndonjë rrëmbim real, por ishte inskenuar nga vetë Agroni, i cili kishte dërguar mesazhet kërcënuese në emër të “rrëmbyesve”, me qëllim që të siguronte një shumë të caktuar parash nga familja e tij, për përfitime personale.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë në koordinim të plotë me Prokurorin e Krimeve të Rënda, dhe ndaj të dyshuarit pritet të ndërmerren masa ligjore për deklarim të rremë dhe mashtrim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment