Dardanë, 27 nëntor 2026; Sot, bashkë me mikun tim prof. Sulejman Dërmaku, ishim në Dardanë, sepse Klubi Letrar “NOSITI”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit, organizoi një orë letrare në nderim të festës së 28 Nëntorit – DITËS SË FLAMURIT.
Përveç leximeve letrare dhe ndarjes së shpërblimeve, në këtë veprimtari mori pjesë edhe drejtori për Kulturë në Kuvendin Komunal të Dardanës, z. Afrim Dervishi, një mik i imi i afërt dhe shumë i dashur.
Pikërisht kjo miqësi është një nga arsyet pse, sa herë që në këtë komunë organizohen aktivitete kulturore, shkoj me shumë kënaqësi e gëzim. Përveç miqve të shumtë që kam në Dardanë, aty më pret gjithmonë edhe miku im Afrimi.
Me të jam njohur në vitin e largët 2001, gjatë pushimeve verore në Ulqin. Atëherë Afrimi ishte ende shumë i ri, sapo i martuar dhe në fillimet e rrugëtimit të tij familjar e profesional. Ndërkaq, gjatë këtyre viteve, ai ka dëshmuar përkushtim dhe aftësi në disa fusha me përgjegjësi të rëndësishme: fillimisht si mësimdhënës, më pas si drejtor shkolle, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Kuvendin Komunal të Dardanës dhe, tani, si drejtor i Drejtorisë për Kulturë në të njëjtin institucion.
Afrimi njihet si njeri punëtor, i zellshëm, përkrahës dhe dashamirës i kulturës, letërsisë dhe artit. Këto cilësi e bëjnë atë jo vetëm një drejtues të përkushtuar, por edhe një mik të çmuar për njerëzit që e rrethojnë.
Në këto takime kulturore ndihem veçanërisht i privilegjuar, sepse, përveç kënaqësisë që më sjellin letërsia dhe takimet me njerëz të dashur, përjetoj edhe ngrohtësinë e miqësive që koha i ka sforcuar.
Me këtë rast, shkrepëm edhe disa fotografi, të cilat do të mbeten dëshmi e bukur e kësaj dite, e kohës që kalon dhe, mbi të gjitha, e miqësisë që ruhet e kultivohet.
Faleminderit, Afrim, për miqësinë, respektin dhe mikpritjen! Faleminderit, profesor Nexhat Rexha, si dhe të gjithë miqve të tjerë që e bënë këtë ditë edhe më të bukur!
Me respekt dhe mirënjohje, një përshëndetje me zemër për ty, Dashamirësisht Dardana ime e Dashur!
URIME 28 NËNTORI – DITA E FLAMURIT!
Shefqet Dibrani
