Home » Cerazela Kondi : Mos i kthe kurrizin vetes!!

Cerazela Kondi : Mos i kthe kurrizin vetes!!

nga World Ks

Mos i kthe kurrizin vetes!!

Sa herë qëndrove përballë

një dallge më të madhe se veten;

Ato dallgë që çon jeta,në çaste

që nuk i prisje.

Gjithçka ngjan qetë dhe papritur

bota jote,bëhet det i egërsuar.

Dhe ti aty…Para bishës,e vogël.

Me zemër të dhridhëruar.

Me shpirtin që kërkon diku

të mbështetet.

Sa herë mendove të kthesh kurrizin

duke pritur furtunën të largohet.

Por sa frikësohemi,nuk humbasin

akoma dhe kur mbyllim sytë.

Disa dallgë,duhet ti përballojmë

dhe pse ngjan e pamundur.

Vetëm mos kthe kurrizin

ndaj vetes.

Duke u munduar,ti shpëtosh

furtunës,luftoje!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment