Home » ÇERAZELA KONDI : TREGIM VAJZA NË TAVOLINËN PRANË!

ÇERAZELA KONDI : TREGIM VAJZA NË TAVOLINËN PRANË!

nga World Ks

Tregim!

Ishte një mbazdite e zakonshme.

Aleksi kish dalë për kafe me dy shokë

mbas pune.

Flisnin për gjëra të zakonshme.

Për punën,për futboll,për lidhjet që kishin mbaruar dhe për të tjerat që do të vinin.

Asgjë e veçantë!

Deri sa erdhi ajo!

Ishte vetëm!

Mbajti pak derën mbrapa saj,pa rreth e rotull dhe u ul në tavolinën pranë tyre.

Porositi një kafe dhe nxorri telefonin nga çanta.

Aleksi e vështroi për një çast,më shumë nga kureshtja sesa nga interesimi.

Kishte diçka fytyra e saj.

Ngjante e lodhur.

Si të kish kaluar një ditë të vështirë dhe kërkonte pak qetësi.

Nuk kaluan dhjetë minuta dhe një burrë hyri në kafenio.

Sa e pa,u drejtua tek tavolina e vajzës.

Ajo sa e pa ngriu.

“Çfarë bën këtu; e pyeti.

“Dua të flasim”

“Të thashë që nuk dua”

Ai u përkul drejt saj.

“Nuk mundem të më injorosh gjithmonë”

Vajza uli zërin.

“Të lutem ik”

Por ai jo vetëm që nuk ikte,por filloi ta kërcënonte me zë të lartë.

Shokët e Aleksit,ndaluan bisedën.

Aleksi u kthye drejt tyre.

Vajza dukej vërtet e tronditur.

Atëhere u çua!

Shkoi drejt tavolinës dhe pyeti i qetë.

“Më falni,ka ndonjë problem këtu;”

“Nuk është puna jote”

Aleksi,nuk çoi zërin.

“Nëse nuk do të të flasi,duhet të respektosh vendimin e saj”

Papritur burri u çua.

U panë për pak çaste sy më sy.

Atëherë, i hodhi një sy vajzës dhe iku.

Aleksi u kthye në tavolinën e tij pa folur fare.

Nuk priste faleminderit!

Nuk priste numur telefoni!

Nuk priste asgjë!

Pak më vonë,vajza u çua,kaloi pranë tavolinës të tij,ndaloi dhe pëshpëriti.

“Faleminderit”

Aleksi buzëqeshi.

“Qofsh mirë”

Vajza iku.

Aleksi besonte që nuk do ta shihte më.

Por pas tre ditëve,ajo erdhi përsëri në kafenio.

Këtë herë,nuk shkoi tek tavolina pranë por u ul tek tavolina e Aleksit.

“Është e lirë;”

“Po,ulu”

“Të të them të vërtetën;” e pyeti.

“Më thuaj”

“Atë ditë kur u çove,mendova që do të bëje siç bëjnë të gjithë”

“Domethënë;”

“Që do të lërkoje të më njihje,të më kërkoje numurin e telefonit,të më thuash që të pëlqej.Diçka të tillë.”

Aleksi qeshi!

“Dhe u zhgënjeve;”

“Thjesht më bëri përshtypje,u çove më ndihmove dhe u ktheva tek shokët e tu sikur të mos kish ndodhur gjë”

Aleksi,po e shihte.

“Nuk e bëra që të fitoj diçka”

Ajo mbeti për pak e heshtur.

Pastaj tha…

“Saktësisht ajo më mungonte,të bëjë dikush diçka për mua,pa kërkuar gjë.”

Atë ditë,folën me orë të tëra,për gjëra të thjeshta dhe të vështira,për jetën e tyre,për gabimet,për frikën.

Disi kështu,në kafen e dytë filloi diçka.

Një buzëqeshje që askush nuk priste.

Jo nga dashuria,por nga besimi.

Dhe ndoshta,kjo ishte një fillim i bukur në një lidhje.

Sepse Aleksi,nuk e fitoi atë ditë të parë

dhe as u mundua.

Thjesht,për pak minuta,bëri atë që duhej dhe ajo e kujtoi.

Njerëzit nuk mbajnë mënt çfarë ju the.

Mbajnë mënd,si i bëre të ndihen kur kishin kaq shumë nevojë

për ndihmën tënde!!

Çerazela Kondi

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment