Home » OBILIQI PËRKUJTON VEPRËN DHE SAKRIFICËN E HERONJVE FAHRI FAZLIU DHE AFRIM ZHITIA

OBILIQI PËRKUJTON VEPRËN DHE SAKRIFICËN E HERONJVE FAHRI FAZLIU DHE AFRIM ZHITIA

nga World Ks

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për veprën dhe sakrificën e heronjve të kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, sot, më 2 nëntor 2026, janë mbajtur homazhe pranë monumentit të heroit Fahri Fazliu.

Në këtë aktivitet mori pjesë Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Halil Thaçi, së bashku me anëtarët e ekzekutivit komunal, familjarët e heroit Fahri Fazliu, bashkëveprimtarët e tij, dhe qytetarët e pranishëm.

Të pranishmit nderuan me respekt dhe përulësi kujtimin e heronjve Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, duke përkujtuar sakrificën e tyre sublime në rrugën drejtë lirisë së Kosovës.

Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar në ruajtjen e kujtesës historike dhe nderimin e figurave që kontribuuan në rrugën drejtë lirisë së vendit.

Lavdi e përjetshme heronjve të kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment