Home » Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me nënkryetarin Berat Gashi, drejtorin e Infrastrukturës, Naim Shalaku, dhe drejtorin e Mjedisit, Rinor Kurteshi, kanë vizituar nga afër punimet e asfaltimit që kanë filluar në rrugën te Xhamia, në Milloshevë.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me nënkryetarin Berat Gashi, drejtorin e Infrastrukturës, Naim Shalaku, dhe drejtorin e Mjedisit, Rinor Kurteshi, kanë vizituar nga afër punimet e asfaltimit që kanë filluar në rrugën te Xhamia, në Milloshevë.

nga World Ks

Gjatë vizitës, ata kanë përcjellë ecurinë e punimeve, të cilat janë pjesë e investimeve të Komunës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët.

Pas kësaj rruge, punimet do të vazhdojnë edhe në rrugët e tjera të përfshira në projekt, përkatësisht në rrugën “Molla e Kuqe”, rrugën te Krasniqt dhe rrugën te Viva Fresh në Milloshevë, si dhe në rrugën te Rilindja në Lazarevë.

Zyra për Informim, Obiliq.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment