21
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, shefin e kabinetit, Bashkim Gashi, dhe drejtorin e Infrastrukturës, Naim Shalaku, vizituan fshatin Plemetin, ku po realizohen punimet për asfaltimin e pesë segmenteve të rrugës “Sokoli”, si dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal.
Ky projekt, i bashkëfinancuar nga Komuna e Obiliqit dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim, synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe të kanalizimit, duke krijuar kushte më të mira për qarkullim dhe për jetesën e përditshme të banorëve.
Zyra për Informim, Obiliq.
