• Më 14 gusht 2026, “Termokos” anuloi një tender ku oferta më e ulët ishte 159 776,20 euro, duke i shpallur ofertat të papërgjegjshme.
•Më 7 tetor, më pak se dy muaj më vonë, për të njëjtat pozicione dhe sasi, shpalli fituese ofertën prej 265 000 eurosh.
Veç dy muaj më vonë, punët e njëjta, 105 223,80 euro më shumë. Rreth 66% më shtrenjtë.
Kompania e shpallur fituese në tenderin e dytë, ishte e dyta për nga çmimi në tenderin e anuluar. Ndërsa kompania që kishte ofertën më të ulët në tenderin e anuluar, nuk figuron mes pjesëmarrësve të tenderit të dytë.
Më 10 tetor kam kërkuar qasje në dosjen e kësaj kontrate. Përkundër faktit që afati ligjor ka kaluar, kërkesa ime ende nuk është përmbushur.
“Termokos” menaxhohet nga Përparim Rama dhe një grup i mbështetësve të tij brenda LDK-së.

