Javën e kaluar Veriu.info kishte ndodhur një kërcënim që pretendohet se i është bërë kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçi nga një zyrtar komunal, të cilin ai e kishte denoncuar në polici.
Sipas Thaçit, zyrtari komunal Hajrullah Preniqi, e kishte kërcënuar përmes një personi tjetër, për shkak të ndërrimit të pozitës në komunë nga shef i inspeksionit në shef të emergjencave.
Dy ditë pas kësaj ngjarje, Komisioni Disiplinor i Komunës së Obiliqit e ka pezulluar nga puna për 12 muaj zyrtarin Hajrullah Preniqi.
Komisionit Disiplinor, në arsyetimin e të cilit thuhet: “Procedura disiplinore ndaj zyrtarit Hajrullah Preniqi ishte iniciuar për shkak dyshimit të bazuar për kërcënimit serioz ndaj jetës dhe sigurisë që i ka bërë Kryetarit të Komunës me dt. 03.10.2026 andaj i njejti ndihet i kërcënuar dhe nuk mund ta ushtroj detyrën zyrtare si Kryetar i Komunës vepër bie në kundërshtim me sjelljen e papërshtatshme që dëmton reputacionin e shërbimit civil. Bazuar edhe në raportin e policisë me nr. referues 462/26 Komisioni Disiplinor vendosi që i njejti të pezullohet nga pozita me ndalim deri në pesëdhjetë 50% të pagës bazë për 12 muaj”
Tutje, Komisioni e ka arsyetuar vendimin duket thënë se ka arsye të besohet se vazhdimi i ushtrimit të detyrës nga nëpunësi civil, ndaj të cilit ka filluar një procedurë disiplinore, pengon hetimin disiplinor apo mund të cenojë ushtrimin e përshtatshëm të detyrës së tij.

