23
Ndjeva!!
Nëse dikur,dikush më pyet…
Çfarë bëre në jetën tënde;
Nuk ju them çfarë fitova.
Ju them…NDJEVA!
Ndjeva dashuri,akoma dhe kur
kisha frikë të dashuroja.
Ndjeva dhimbje,por nuk lashë
zemrën time të ngurtësohet.
Ndjeva gëzim dhe hidhërim
që ndoshta,asnjë nuk i kuptoi.
Qesha me lot.
Qava deri sa të lehtësohej shpirti.
Nuk jetova një jetë pa gabime.
Por jetova një jetë,që më mësoi
të ndjej.
Dhe në fund,nëse më pyesin…
Çfarë do lësh mbrapa;
Do të them,që luftova,guxova.
Që dashurova vërtet,që u lëndova
që fala.
Që rrashë por u çova.
Dhe ndoshta ky është kuptimi
i jetës.
Të mos e kalosh thjesht,
por të NDJESH!!
Çerazela Kondi,25 Gusht,
2026,Athinë!!
