Home » 685 mijë euro për renovimin dhe rindërtimin e shtëpive për familjet e cenueshme në Obiliq

685 mijë euro për renovimin dhe rindërtimin e shtëpive për familjet e cenueshme në Obiliq

nga World Ks

Sot, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, dhe Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi, nënshkruan Marrëveshjen për Grant për financimin e Programeve të Banimit, në kuadër të Projektit “Banimi Social Adekuat”.

Për Komunën e Obiliqit është miratuar financim në vlerë të përgjithshme deri në 685,000 euro, prej të cilave 300,000 euro janë paraparë për programin e renovimit të shtëpive private për familjet e cenueshme, ndërsa 385,000 euro për programin e rindërtimit të shtëpive private për familjet e cenueshme.

Përmes kësaj marrëveshjeje synohet përmirësimi i kushteve të banimit dhe krijimi i kushteve më të dinjitetshme për familjet në nevojë në Komunën e Obiliqit.

Komuna e Obiliqit do të jetë përgjegjëse për zbatimin e programeve, përfshirë identifikimin dhe përzgjedhjen e përfituesve sipas kritereve dhe procedurave përkatëse, si dhe realizimin e proceseve të nevojshme për zbatimin e projekteve

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment