Home » Çerazela Kondi : FARI!

Çerazela Kondi : FARI!

nga World Ks

Midis greminës dhe paqes,

në pëshpëritjen e Farit

fsheha mendimet e mija

askush të mos mi marri.

I lashë të bëhen një me erën,

me kripën,me bukurinë e detit.

Atje ku akoma dhe heshtja

gjen mënyrë të flasi.

Ekzistojnë zemra,që më parë

njohin heshtjen,dhe më vonë

jeta i sjell pranë.

Një dorë që zgjatet,një bashkë.

Thonë që Fari,ndriçon rrugën

për anijet.

Por kush para tij qëndron,

kupton që ndriçon dhe shpirtin.

Atje në cepat e zemrës.

Atje ku frikat heshtin

dhe të vërtetat,gjejnë hapësirë

frymë të marrin.

Dhe ndoshta,nuk kemi frikë errësirën.

Ndoshta,kemi frikë atë çast

kur drita do të zbulojë çdo gjë

që një jetë mbajmë fshehur.

Atëherë,nuk ndryshon bota.

Ndryshon shikimi,njeriu.

Disa frymëzime,dalin nga brëndësia.

Dhe të tjerat,na sjellin në jetë…

Njerëz që të prekin shpirtin!!

Çerazela Kondi,10 Gusht,

2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment