Çaste lumturie!
Gjërat më të shtrenjta në jetë
nuk blihen,nuk kanë çmim.
Por janë ato çaste,që ju japin
vlerë të vërtetë ditëve.
Një buzëqeshje e sinqertë.
Një përqafim i ngrohtë
një shikim që të thotë…
“Jam këtu për ty”
Një përkëdhelje,që të qetëson shpirtin.
Një mik,që të qëndron pranë
në çaste të vështira.
Një fjalë që të jep kurajo
kur gjithçka duket e përmbysur.
Por janë dhe mrekullitë e natyrës.
Era,që të prek fytyrën.
Aroma e tokës të lagur,pas shiut.
Një lule që çel papritur.
Drita e diellit,që na kujton
që pas errësirës,lind agimi.
Mos prisni,të keni sa më shumë
që të jeni të lumtur.
Mësohuni të njihni pasurinë
që ekziston rreth nesh.
Në gjëra të vogla,të thjeshta.
Që nuk nxënë në kutitë luksoze.
Çastet më të bukura të jetës
nuk janë ato që kushtojnë më tepër.
Janë ato që mbushin zemrën
me dritë,me mirësi.PA ÇMIM!!
Çerazela Kondi,29 Korrik,
2026,Athinë!!
