Home » Cerazela Kondi : Dua një ditë…!

Cerazela Kondi : Dua një ditë…!

nga World Ks

Dua një ditë…!

Dua një ditë,të ulem në një stol

përballë detit,dhe pranë

një i panjohur.

Të mos dijë asgjë për mua.

Asgjë të mos kërkojë.

Ti flas për gjithçka mbaj thellë

për shumë kohë.

Dhe ti them,nuk guxova kurrë.

Për çdo gjë që më lëndoi,më gjunjëzoi.

Për netët që kalova,pa gjumë,

për sytë që lotonin.

Ti flas pa frikë,pa turp.

Dhe nëse më gjykon

të mos më interesojë.

Ti lë fjalët të dalin,ashtu si të vijnë.

Si dallgët që përplasen tek bregu.

Dhe kur të mbaroj

të mbetet vetëm deti.

Të dëgjojë,fjalët e mija të fundit.

Ndoshta atëherë,do të çohem

më e lehtë.

Jo se gjeta zgjidhje,por të paktën

më në fund, fola pa ndrojtje!!

Çerazela Kondi,12 Korrik

2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment