16
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka arritur të sigurojë 3,612 vota në zgjedhjet parlamentare si kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Dërguti, e cila vite më parë ishte një nga figurat më të njohura të Vetëvendosjes dhe mbajti mandat deputeteje në Kuvendin e Kosovës, kësaj radhe vendosi të garojë nën siglën e PDK-së, duke shënuar rikthimin e saj në një garë zgjedhore pas një periudhe të gjatë angazhimi kryesisht në debatet publike dhe analizat politike.
