Home » Çerazela Kondi : Depresioni,sëmundja e kohës që e vuajnë me miliona njerëz.

Çerazela Kondi : Depresioni,sëmundja e kohës që e vuajnë me miliona njerëz.

nga World Ks

Depresioni,sëmundja e kohës

që e vuajnë me miliona njerëz.

Injoranca,gjykimi,dhe përfundimi…?

Tragjik!!

——————–

Përshëndetje,jam kriza e panikut.

Vij e paftuar,e di.

Futem në jetën tënde papritur

kur ti mendon që gjithçka

e ke të kontrolluar.

Dhe atëherë,të sundoj.

Frymëmarja jote,bëhet e vështirë.

Zemra jote rreh me forcë.

Bota bëhet e vogël,kudo errësirë.

Nuk jam këtu të të dënoj.

Nuk jam çmenduri,dhe as dobësi.

Jam trupi yt,që mundohet

të të flasi.

Një klithmë brënda teje

që bërtet.

Diku u frikësove…

Diku u lodhe…

Diku humbe lidhjen me vetveten.

Ngjaj me rrezik,por jam mesazh.

Një sirenë,që godet,të të zgjojë

të të sjellë mbrapa në të sotmen.

Në më dëgjon,do mësosh

diçka të vyer.

Mëndja dhe trupi,janë një.

Kur njëri dhëmb,tjeri mundohet

ta shpëtojë.

Mund të më kesh frikë.

Por unë ekzistoj që të të sjellë

pranë vetes tënde.

Të të kujtoj,të marrësh frymë.

Të ndalosh…

Të ndjesh…

Dhe kur të më shohësh pa frikë

atëherë,do të filloj të humb

forcën time.

Sepse frika ime,me frikën tënde

ushqehet.

Kur ti do ndalosh të më luftosh

unë do ndaloj të ekzistoj.

Erdha të të shpëtoj!

Erdha të të ndihmoj!!

Çerazela Kondi,11 Maj,2026,Athinë!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment