Home » U mbajt organizim përkujtimor dhe homazhe në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të Sibofcit

U mbajt organizim përkujtimor dhe homazhe në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të Sibofcit

nga World Ks

Sot, në fshatin Sibofc, në organizim të banorëve të këtij fshati me mbështetjen e Komunës së Obiliqit, u mbajt një aktivitet përkujtimor në nderim të dëshmorëve dhe martirëve Agron Gashi, Afrim Krasniqi dhe Lutfi Krasniqi, me rastin e 27-vjetorit të rënies së tyre për liri.

Në këtë organizim përkujtimor morën pjesë Kryetari i Komunës, Halil Thaçi, Nënkryetari Berat Gashi së bashku me ekzekutivin, përfaqësues të OVL-së së UÇK-së, si dhe banorë të shumtë.

Gjatë aktivitetit, u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të përhershëm të sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve, të cilët dhanë jetën për lirinë e vendit.

Ky përkujtim shërben si një dëshmi e respektit dhe mirënjohjes së përhershme për veprën dhe kontributin e tyre të çmuar.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve!

Zyra për Informim, Obiliq.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment