PROKURORIA DUHET TË REAGOJË PËR KËRCËNIMET NDAJ KURTIT
Nuk është vetëm Lirim Mehmeti ai që ka kërcënuar kryeministrin Albin Kurti. Ka edhe persona të tjerë që publikisht kanë përdorur gjuhë kërcënuese, duke përmendur zvarritje, rrahje dhe madje edhe likuidim.
Këto nuk janë më opinione apo kritika politike ,këto janë kërcënime serioze që duhet të trajtohen menjëherë nga institucionet e drejtësisë.
Prokuroria duhet të ndërhyjë urgjentisht për t’i hetuar dhe ndaluar këto raste. Heshtja ose mosveprimi ndaj këtyre kërcënimeve është i papranueshëm dhe krijon përshtypjen sikur dikush po i toleron ato.
Nëse kërcënohet kryeministri i vendit dhe institucionet nuk reagojnë, atëherë dërgohet një mesazh shumë i rrezikshëm për gjithë shoqërinë. Kërcënimet, ndaj kujtdo, e sidomos ndaj bartësve të institucioneve shtetërore, duhet të ndalen dhe të ndëshkohen sipas ligjit.

