Home » Vetëvendosje i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Vetëvendosje i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

nga World Ks

“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit.

Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu”, ka shkruar kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment